3 klube të mëdha pas Ter Stegen, Barça përgatit shitjen rekord

Bayern Munich, Paris Saint Germain dhe Juventus janë në garë për të siguruar shërbimet e Ter Stegen. Bavarezët kanë nisur punën e tyre për të gjetur pasuesin e Manuel Neuer, ky i fundit tashmë 33-vjeç duket se është drejt fundit në aventurën e tij me kampionët në fuqi të Gjermanisë. Por, përpara se të nisin tratativat Bayern duhet të mendohet mirë, pasi Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga gardiani i tyre nëse oferta e bërë nuk kënaq kërkesat e drejtuesve dhe në fakt shuma që përflitet shkon rreth 100 milionë euro. Nëse oferta është e tillë ateherë blaugranat duken se janë gati të heqin dorë nga Ter Stegen.

Gjithashtu nëse ky operacion realizohet ateherë do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e portierëve, duke parakaluar Kepa Arrizabalaga që për të cilin Chelsea pagoi 80 milionë euro dhe Allison të Liverpollit që i kushtoi klubit nga Merseyside 63 milionë euro plus bonuset. Në garë gjithashtu janë PSG dhe Juventus. Bardhezinjtë synojnë që të sigurojnë financat e nevojshme për transferimin e Ter Stegen duke shitur Paolo Dybala dhe mesfushorin Rabiot, ndërsa klubi parizien kërkon gjermanin në vend të Keylor Navas, pasi ky i fundit gjithashtu duket se është ne fund të aventurës së tij me kampionaët e Francës./Burimi: Supersport.al

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*